5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Deputetja Ina Zhupa akuzon qeverinë: Po dhurohet pjesa fundit e territorit Shqiptar

Deputetja Ina Zhupa ka reaguar pas nisjes së një nisme nga 12 deputetë të Partisë Socialiste për të ndryshuar ligjin për zonat e mbrojtura. Sipas Zhupës, kjo veprimtari është pjesë e një plani për të dhuruar pjesën fundit të territorit shqiptar tek investitorët të cilët kanë ndikim të fuqishëm.

Ajo shprehet se projektligji i propozuar është hapi i fundit për të lejuar përdorimin e zonave të mbrojtura, si Syri i Kaltër, për ndërtimin e tubacioneve ujore për vendet fqinje. Zhupa gjithashtu akuzon se nismat e qeverisë synojnë të legjitimojnë ndërtimet dhe infrastrukturën në zona të tilla si Vjosa-Narta, ndërsa zonat si Butrinti, Velipoja dhe Shkodra po rrezikojnë të shndërrohen në resorte me etiketën e ‘investimeve strategjike’.

Qeveria dhe Parlamenti putinian, ndërkohë që kalojnë buxhetin e vjedhjes së taksave të shqiptarëve, ushqejnë, veç oreksit të tyre edhe atë të oligarkëve. Kanë vendosur t’ju ofrojnë më të pasurve dhe të fuqishmëve, edhe copat e fundit të territorit shqiptar, zonat e mbrojtura, që ata t’i shfrytëzojnë për resorte dhe fitime të reja.

12 deputetë të Partisë Socialiste kërkojnë ndryshimin e ligjit ‘Për zonat e mbrojtura’, me qëllim hapjen rrugë të investimeve në ato territore, aktualisht të ndaluara. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend me datë 20 nëntor, duhen të kthejnë zonat e mbrojtura, në zona të pambrojtura, sipas preferencave të pushtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...