10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Derbi i fundit sezonal, Partizani dhe Tirana zbresin në fushë për të fituar/ Daja: “I kemi mundur dy herë, derbi nuk vendos titullin”

Derbi i fundit sezonal premton spektakël, të dy ekipet, Partizani dhe Tirana zbresin në fushë për të fituar. Me 5 pikë më shumë dhe tre kate më larg se bardheblutë në tabelë, të kuqtë vijnë në këtë derbi si favoritë.

Në letër kjo është një nga katër finalet për kryeqytetasit, një ndeshje që vlen tre pikë por si çdo derbi të jep një dozë më të madhe në nivelin psikologjik. Ilir Daja kërkon të largoj presion nga ekipi i tij duke theksuar se dinë se si mposhtet Tirana, fundja e kanë bërë edhe dy herë të tjera gjatë këtij sezoni:

“Mendova se do ishte një pyetje tjetër, pasi sa herë që luajmë me ekipet rivale, na thonë që kemi dalë barazim. Kemi humbur dy pikë në Korçë, por e pamë të gjithë që loja ishte në gjysmëfushën kundërshtare. Futbolli i ka këto dhe nuk ka ndonjë ndikim të madh. Edhe nëse fitonim nuk do kishte ndonjë shkëputje në krye. Edhe nëse do kishim një rezultat negativ, derbi është një ndeshej e rëndësishëm dhe më e rëndësishmja e kampionatit. Kemi në anën tonë lojën dhe do vazhdojmë kështu edhe ndeshjet e fundit.

 Ka një bonus psikologjik fitorja në derbi. Presioni është te kundërshtari, sepse kemi fituar 2 herë dhe kemi barazuar 1 herë. Derbi nuk lidhet me njëri0tjetrierim, në këto momente që jemi, pritshmëritë do jenë të mëdha. Rivaliteti është maksimal. Jemi më lart se kundërshtari në përmallje direkte, duhet të motivohemi njësoj si në derbit e tjerë. Të menaxhojmë motivimin, që të mos ndikojë në lojë. Nuk e besoj se është udhëkryq, është një bonus i madh fitorja në derbi. Nëse shikojmë përballjet, edhe të tjerët kanë përballje direkte. Besoj që nuk do jetë vendimtar vetëm 3 pikët në derbi, por çdo ndeshje do e kemi njësoj si derbi. Nëse marrim 3 pikët tona, nuk na interesojnë më kundërshtarët.

Ky kampionat ka qenë i paparashikueshëm, për vonesën, pandeminë. Në fund të fundit lojtarët janë gjithashtu njerëz dhe i ndjejnë këto. Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, por ka ndikuar në të gjithë botën. Në këtë situatë ndikon edhe mungesa e tifozëve, Nëse do kishin lojtarët mbështetjen e tifozëve, do ishin më të motivuar. Suporti është një motiv i madh.

Tirana është ekipi kampion në fuqi dhe kanë startuar si pretendëntë dhe pritshmëritë kanë qenë më të mëdha. Ne me problemet që kemi pasur, gjatë gjithë kohës kërkonim të merrnim maksimumin. Kemi ndryshuar kahet. Nuk mendoj se presioni më i madh është te ne, derbi ka presionin e tij. Trajnerët e kanë më të lehtë motivimin, por duhet menaxhim më i mirë. Në këtë prizëm kemi punuar me lojtarët. Në derbi janë në maksimumin e motivimit lojtarët.

 Loja kolektive është e mira në futboll. Ekipi bën bllok edhe në mbrojtje edhe ne sulm. Ekipi që ka më shumë lojë kolektive do ketë më shumë mundësi për fitore. Ne kemi punuar dhe kemi qenë mirë në këto faza të lojës dhe besojmë shumë te fitorja.

Një pjesë e vonesës ishte tekniko-taktike, pasi para derbit punohet për çdo gjë. Për pjesën tjetër nuk është diçka alarmante, për këtë mund të flasë drejtori, pasi më mirë se ai nuk mund të them unë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...