Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana nuk do të luhet ditën e martë, siç ishte parashikuar. FSHF ka rënë dakord me klubet që derbi të shtyhet për datën 19 tetor.
Kjo vjen si pasojë e ndeshjes së kombëtares sonë në “Air Albania”, më 12 tetor ndaj Republikës Çeke. Për të qenë fusha e “Air Albania gati dhe pa probleme për ndeshjen e rëndësishme eleminatore, u mendua shtyrja e Partizani-Tirana.
Pati diskutime për sfidën që mund të luhej të martën, por në një stadium tjetër. U fol për “Elbasan Arena” apo për Partizani Arena” meqënëse të kuqtë janë pritës. Por duke parë interesin e madh të tifozëve dhe kapacitetet jo të plota të këtyre dy stadiumeve u mendua spostimi për një datë tjetër.
Stadiumi “Air Albania” do të jetë gati kështu të mirëpresë sfidën eleminatore mes Shqipërisë dhe Çekisë me datë 12 tetor dhe 7 ditë më pas derbin e kryeqytetit.