9.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Deri në 2030 automjetet elektrike të përbëjnë 50% të të gjithë mjeteve të shitura në SHBA, Presidenti Biden firmos dekretin

Shefi i Shtëpisë së Bardhë firmosi një dekret ku përcaktohet një objektiv që automjetet me emetim zero të përbëjnë 50 për qind të të gjithë mjeteve të shitura në SHBA deri në 2030-ën.

“Kjo është e rëndësishme, por ne duhet të vazhdojmë të investojmë në njerëzit tanë dhe kapacitetin prodhues për të zhbllokuar gjithë potencialin”, tha presidenti amerikan Biden.

Menjëherë pas nënshkrimit të dekretit, Biden bëri një shëtitje me automjetin elektrik Jeep Wrangler në Shtëpinë e Bardhë.

Në fjalën e tij Biden vuri në dukje se SHBA-të janë në konkurrencë me Kinën dhe vendet e tjera. Biden tha se Kina po udhëheq garën si një nga tregjet me rritje të shpejtë sa i takon automjeteve elektrike.

Po ashtu presidenti amerikan tha se pjesa më e rëndësishme e automjeteve elektrike janë bateritë, dhe se 80 për qind e kapacitetit të prodhimit të baterive gjendet në Kinë.

“Nuk ka asnjë arsye që ne të mos marrim përsëri kryesimin dhe të jemi përsëri liderë”, tha Biden, duke shtuar se automjetet elektrike dhe bateritë duhet të prodhohen edhe në SHBA.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...