12.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Dëshmia e pastrueses “fundos” Alda Klosin, Prokuroria kërkon burg për ish zyrtaren e Kryeministrisë

Referuar kërkesës së prokurorisë që Klosi është arrestuar në drejtorinë e Tiranës pasditen e së premtes, ku akuzat dhe arrestimi i janë komunikuar rreth orës 18:00.

Referuar dosjes hetimore arrestimi erdhi pas marrjes në pyetje të sanitares Rozeta Dobi e cila ka treguar përpara hetuesve që prej 5 vitesh ka punuar si sanitare në banesa të ndryshme të ish zyrtares së kryeministrisë.

Në dëshminë e saj Dobi ka treguar për hetuesit se ajo ka nisur punë në vitin 2018 në një banesë që ndodhet në zonën e “Mozaikut” të Tiranës.

Dobi është shprehur se në atë kohë, ajo kur ka shkuar për të pastruar këtë banesë ka gjetur sipër krevatit të mbuluar me batanije shuma të mëdha parash.

“Nuk i numërova, por ishin shumë para. I mora ato dhe i vendosa në sirtarin e komodinës që ndodhej në krevatin ku flinte Alda. Më pas e mora atë në telefon, ku i tregova edhe vendin se ku i kisha futur, ku ajo më falenderoi për veprimin”, ka deklaruar përpara hetuesve sanitarja, ku sipas saj kjo ngjarje ka ndodhur verën e vitit 2018.

Më tej ajo shton se nga kjo banesë, Alda u pagua familjarisht, ku shkoi në banesën e saj të vjetër. Sipas saj në këtë banesë gjatë punës, ku ka qenë duke pastruar dollapet ka konstatuar disa kuti me euro. Ajo është shprehur se nuk i ka numëruar, por vlerat monetare ishin shumë të mëdha.

“Kam gjetur në dollape shumë të mëdha me euro, që nuk e di prejardhjen dhe nuk e di se kush i kishte sjellë, apo ku i çonte Alda këto para. Këtë kostatim e kam bërë në vitin 2021, ndërsa kutite me euro kanë qëndruar aty deri në fund të vitit 2022”, është shprebur sanitarja, sipas të cilës prerjet ishin nga 500 deri në 20 euro.

Më tej pastruseja u ka thënë hetuesve se kur është transferuar në banesën e marrë me qira tek rruga e “Kosovarëve”, nuk ka parë shuma monetare në euro apo lekë.

Ajo shton se gjatë muajit dhjetor, Klosi i ka kërkuar që të mbajë në banesën e saj shuma parash pasi kishte frike nga ish bashkshorti i saj sepse e kërcënonte. “Pranova ta kryeja këtë veprim pasi kisha vite që punoja me të.

Alda më tregoi se kasaforten e kishte futur tek dollapet. Shkova atje e mora kasafortën e futa në një ccantë dhe e dërgova në shtëlinë time tek “unaza e re”. Më shoqëroi djali, por ai nuk dinte gjë, veprimet i kam kryer e vetme.

Shkova në banesë, e kasafortën e futa në dollap. Nuk kisha dijeni për shumën e parave. Të nesëmen thash ti sistemoja paratë, ku shumënë të madhe të tyre i futa në tubin e aspirimit”‘ ka thënë përpara hetuesve Dobi.

Pas kësaj dëshmie dhe hetimeve të kryera referuar faktit që Klosi ka qenë subjekt i IlDKPI, dhe nuk i ka deklaruar këto para, ajo u shoqerua në polici dhe u arrestua në flagrancë, për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT