15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Dëshmitari i 41-të në gjykimin ndaj Ish-kryetarëve të UÇK-së do të vazhdojë dëshminë në seancën e radhes

Një dëshmitar i njohur si dëshmitari i 41-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i cili posedon kodin Ë04489, pritet të vazhdojë dëshminë e tij në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Gjatë seancës së sotme, ai do të japë dëshmi në lidhje me ngjarjet dhe ngjarjet e ndodhura gjatë periudhës së Luftës në Kosovë.

Dëshmitari, i afërm i një viktime të pretenduar të vrarë dhe zhdukur nga Drenoci, do të jetë një nga dëshmitarët e mbrojtur, dhe seanca pritet të vazhdojë në mënyrë të mbyllur për publikun dhe shtypin. Dëshmia e tij ka rëndësi për dosjen e akuzave kundër ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Të mërkurë gjykimi në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ka nisur me dëshminë e dëshmitarit të 40 Ë01493, i cili është dëshmitar i mbrojtur dhe ka dëshmuar përmes video-lidhjes.

Prokurori kërkoi që për shkak të natyrës së pyetjeve që kanë dhe duke marrë parasysh masat mbrojtëse për dëshmitarin, të kalojnë në seancë private dhe dëshmitari po vazhdon të dëshmojë në seancë të mbyllur për publikun.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Ndryshe, dje Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ua kanë vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...