7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Detaj i ri për vrasjen e Francesk Shkambit në Michigan: Viktima ishte i afërm i Elvis Shkambit dhe kishte hapur fushatë GoFundMe për të

Një detaj i ri ka dalë në dritë lidhur me vrasjen e 44-vjeçarit shqiptar Francesk Shkambi në Michigan të SHBA-së, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në verandën e restorantit ku punonte. Rezulton se viktima ishte i afërm i Elvis Shkambit, 30-vjeçarit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Tiranë më 6 tetor.

Pak javë më parë, Francesk Shkambi kishte hapur një fushatë GoFundMe për të mbledhur fonde në ndihmë të Elvis dhe Gjon Shkambit, duke u prezantuar si familjar i tyre. Fushata kishte arritur të grumbullonte mbi 8 mijë dollarë, të destinuara sipas tij për “mbrojtje ligjore profesionale dhe të pavarur”.

Si ndodhi vrasja

Sipas mediave amerikane, ngjarja u regjistrua rreth orës 21:30, në verandën e restorantit Prime 7 në Commerce Township, ku Francesk Shkambi ishte menaxher dhe bashkëpronar. Ai u gjet i plagosur rëndë dhe humbi jetën në spital, pavarësisht ndihmës mjekësore të menjëhershme.

Rreth 20 minuta më pas, një 65-vjeçar nga Farmington Hills u paraqit vetë në polici dhe u arrestua pa rezistencë. Autoritetet sekuestruan një pistoletë 9 mm, e dyshuar si arma e krimit dhe e raportuar më herët si e vjedhur.

Hetuesit thonë se viktima dhe autori e njihnin njëri-tjetrin dhe mes tyre kishte një konflikt të vazhdueshëm, por motivi i plotë nuk është bërë ende publik.

Reagimet dhe tronditja në komunitet

Familjarët dhe stafi i restorantit e përshkruan Francesk Shkambin si një njeri të qetë, punëtor dhe të dashur. Lajmi i vrasjes së tij ka shkaktuar tronditje të thellë në komunitetin shqiptar dhe amerikan në zonë.

Restoranti Prime 7 njoftoi mbylljen e aktivitetit përkohësisht “për të nderuar kujtimin e Franceskut”.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet amerikane të zbulojnë motivin dhe rrethanat e plota të konfliktit që çoi në vrasjen e 44-vjeçarit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...