15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Detaje nga raporti i KE për Shqipërinë: Duhet të ketë më shumë bashkëpunim me opozitën dhe shoqërinë civile

Komisioni Evropian ka hartuar tekstin e paketës së zgjerimit dhe atë të raporteve të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, që pritet të miratohen më 12 tetor. Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përmendet fakti se këto dy vende i kanë nisur negociatat e anëtarësimit, pas një pune intensive, dhe kjo shënon një moment historik në raportet e këtyre dy vendeve me Bashkimin Evropian.

Në rastin e Shqipërisë vlerësohet progresi në forcimin e strukturave për integrim në BE, por kërkohet që në këtë drejtim të ketë më shumë bashkëpunim me opozitën dhe shoqërinë civile. Aty nënvizohet se konflikti i madh i brendshëm me partinë më të madhe opozitare, Partinë Demokratike (PD) ka ndikuar në jetën parlamentare në Shqipëri. Komisioni pranon se Shqipëria ka vazhduar luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe si shembull përmenden dënimet e disa ish-zyrtarëve të lartë.

Shqipërisë i kërkohet që të bëjë më shumë përpjekje në parandalimin e pastrimit të parave. Një çështje që Komisioni Evropian kërkon në mënyrë të veçantë në Shqipëri është angazhimi për të penguar emigrimin ilegal, sidomos të të miturve të pashoqëruar. Sa i përket Maqedonisë së Veriut Maqedonia e Veriut, në raportin e komisionit evropian thuhet se ka vijuar përpjekjet për forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit, pavarësisht disa sfidave.

Nga Shkupi kërkohet që të ketë më shumë vullnet politik për të reformuar sistemin zgjedhor. Edhe në Maqedoninë e Veriut Komisioni vë në dukje se polarizimet politike kanë ndikuar që Parlamenti të vonojë miratimin e disa ligjeve. Ndërkohë, sa i përket Kosovës, Komisioni Evropian i mbetet qëndrimit se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Aty, po ashtu, theksohet se Këshilli Evropian duhet të merret me urgjencë me këtë çështje. Ndërsa lidhur me Serbinë, sipas draft-raportit, vendi ka bërë kthim prapa” në përafrimin e qëndrimeve të saj me politikën e jashtme të BE-së, sidomos në rastin e sanksioneve ndaj Rusisë, të cilat Serbia vazhdon t’i refuzojë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...