12.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Detaje nga vrasja e Shkëlzen Velajt në Vlorë/ Autorët e ndoqën me automatik deri në hyrje të banesës

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen e Shkëlzen Velajt në Vlorë, i cili u qëllua me breshëri kallashnikovi në derën e banesës së tij.

Policia e ka shtrirë hetimin në dy pista, atë të hasmërisë së vjetër për shkak të vrasjes së vëllait të tij në Masakrën e Çoles më 7 prill të 2015-ës si dhe atë të konflikteve për lëndë narkotike.

Mësohet se 42-vjeçari ishte i papunë, ndërsa jetonte i vetëm me nënën e tij në katin e pestë të një pallati të vjetër.

Shkëlzen Velaj ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë. Velaj e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u futur në banesë, në katin e 5 të pallatit. Kur ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja.

Plumbat në drejtim të 42-vjeçarit kanë qenë nga një distancë e afërt. Po ashtu bëhet e ditur se në trupin e Velaj është lëshuar një karikator automatiku, që i kanë kushtuar jetën. Sipas policisë Velaj ka ndërruar jetën në spital, ndërkohë që atentati dyshohet të jetë kryer nga 2 apo më shumë persona.

Po ashtu bëhet e ditur se autorët pas atentatit janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Risili ku kanë braktisur makinën tip BMË pa targa dhe e kanë djegur, ndërsa janë larguar në drejtim të paditur. Policia, pasi mbërriti në vendin e ka bërë grumbullimin e materialeve dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...