10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Detaje të reja mbi pengmarrjen në Tiranë: 3 persona rrëmbën dhe dhunuan një 22-vjeçar

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me një pengmarrje në Tiranë, ku tre persona rrëmbyen me forcë një 22-vjeçar. Sipas informacionit të fundit, i riu është marrë peng nga babai i ish të dashurës së tij, i cili ishte i shoqëruar nga dy bashkëpunëtorë.

Pas rrëmbimit, ata e kanë çuar të riun në një lokal në fshatin Shëngjergj, ku kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Policia ka arrestuar tre personat e përfshirë në këtë ngjarje: A. Ç., 41 vjeç, A. Ç., 38 vjeç, dhe E. K., 27 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Ata janë akuzuar për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, sipas nenit 110/25 të Kodit Penal.

Sipas njoftimit të policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet një 22-vjeçar dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij për motive të dobëta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...