14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Rrugën e Arbrit, ku u plagosën 5 anëtarë të së njëjtës familje

Rruga e Arbrit është përfshirë sërish nga një aksident i rëndë rrugor. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës pranë zonës së Klosit, ku një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me një automjet tip “Audi”, duke shkaktuar pesë të plagosur.

Sipas burimeve zyrtare, të lënduarit janë anëtarë të së njëjtës familje, konkretisht:
• Ismail Kurti, 50 vjeç
• Luiza Kurti, 49 vjeç
• Dile Kurti, 53 vjeç
• Adelina Kurti, 22 vjeç
• Devis Kurti, 28 vjeç

Fillimisht, të plagosurit janë dërguar në qendrën shëndetësore të Klosit për ndihmën e parë, ndërsa më pas janë transportuar drejt spitalit të Burrelit. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mjekët kanë vendosur t’i transferojnë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes. Paraprakisht, dyshohet se shpejtësia dhe lagështia në rrugë mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të njërës prej makinave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...