9.5 C
Tiranë
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Detaje të reja nga ngjarja e Brukselit, ja si Kasandër Noga kishte 20 vite përplasje me Hasanbelliun të cili e plagosi rëndë

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e ndodhur në mes të Brukselit, ku u qëllua me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar, Erion Hasanbelliu, i cili ndodhet i plagosur në spital.

Autor i ngjarjes dyshohet se është 44-vjeçari shqiptar, Kasandër Noga, i cili rezulton një emër me të shkuar kriminale.

Mediet belge, raportojnë se Noga, në vitin 2005, është akuzuar për vrasjen e një tjetër bashkatdhetari të tij, vrasje e kryer në vitin 2001. Sipas mediave belge, Noga është akuzuar për vrasjen e Astrit Shperdhejas. Në vitin 2005, Noga doli para Gjykatës së Asigurimit në Antwerpen për vrasjen e 37 vjeçarit.

Sipas mediave belge, Shperdheja u qëllua për vdekje në mes të ditës në Sint-Jansplein në Antwerp nga një person që ngiste një biçikletë BMX.

Dëshmitarët okularë ishin dy djem 12-vjeçarë që po qëndronin në derën e një godine. Gjykata nuk u bind nga provat dhe e shpalli të pafajshëm Kasander Noga në vitin 2005.

Ndërkaq, sa i përket atentatit të ndodhur dy ditë më parë në mes të Brukselit, autoritetet belge nuk janë të sigurta nëse ai është në të vërtetë autori i ngjarjes. Ndërkaq, policia po analizon tërësisht pamjet nga kamerat e shumta në Place de Brouckère.

Atentati në mes të Brukselit dy ditë më parë

Punonjësit e hotelit dhe disa kalimtarë të rastit kanë rrëfyer se si ishin dëshmitarë të atentatit të frikshëm të së shtunës ku dyshohet se 43-vjeçari Kasandër Noga qëlloi në gjoks dhe në këmbë me 6 plumba Erion Hasanbelliun, duke e lënë këtë të fundit të plagosur rëndë. Dëshmitarët rrëfejnë se si ata panë tmerr me sytë e tyre. Një nga dëshmitarët okularë të ngjarjes shprehet se “Njëri papritmas qëlloi tjetrin disa herë, pastaj vrapoi në një rrugë anësore në të majtë të hotelit. Ai ishte tullac, i shkurtër dhe trupmadh” tha një grua për mediat belge.

20 vite përplasje

Autori dhe i plagosuri ishin përfshirë në një sagë përplasjesh midis tyre për të paktën 20 vite me radhë. Pikërisht rreth 20 vite më parë, Noga me mikun e tij Julian Çelën akuzohen se hynë në spitalin e reanimacionit ku ishte i shtruar babai i Erion Hasanbelliut, Aqif Hasanbelliu bashkë me një person tjetër dhe pasi u hoqën serumet qëlluan drejt tyre duke i lënë të vdekur në vend. Një vit më vonë Hasanbelliu me shokun e vëllait të tij qëlluan drejt Nogës dhe mikut të tij Çelës në Belgjikë duke e lënë të vrarë këtë të fundit. Ndërkohë vetë Noga i mbijetoi këtij sulmi.

Si ndodhi ngjarja dy ditë më parë

Ishte ende pa u errësuar ku Noga dyshohet se ka qëlluar para hyrjes së hotelit Adolphe Maxlaan në Bruksel, në drejtim të 43-vjeçarit. Sipas dëshmitarëve ai erdhi nga hiçi duke hapur zjarr ndaj Hasanbelliut. Prokurori publik në Bruksel thotë se Hasanbelliu ka marrë gjashtë plumba dhe tashmë është në rrezik për jetën. Ndërkohë një punonjës i hotelit ka treguar se kolegu i tij i cili ndodhej në turn në momentin e ngjarjes së rëndë, pa gjithçka dhe tashmë është në gjendje

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...