Në një ngjarje në një biznes pjesësh këmbimi në Xhafzotaj të Shijakut, shtetasi E. D., 36 vjeç, është plagosur në këmbë gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta. Plagosja është kryer me armë zjarri.
Sipas njoftimit të policisë, i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i plagosjes është identifikuar si Arbër Hoxha, i cili ka plagosur Dedjan në këmbë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.