5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Detaje të reja nga tragjedia në Shkodër–Lezhë: Një i vdekur dhe tre të plagosur pas përplasjes me kamionIn

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti tragjikë në aksin Shkodër-Lezhë, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën.

U raportua se trupi i viktimës, që humbi jetën në aksidentin e rëndë, ka mbetur i bllokuar tek njëra prej automjeteve të aksidentuara.
Po punohet për nxjerrjen jashtë makinës të trupit të viktimës, i identifikuar si Altin Lulo.

Personat e tjerë të aksidentuar Mateo Luli, Laura Luli e Hilmi Shkrelaj u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se rreth orës 12:10 të mesdites së sotme (18 Gusht), kamioni me drejtues shtetasin me iniciale H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues Altin Lulon dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti rrugor.

“Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...