11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Detaje të reja për vrasjen e shqiptarit në Athinë: Hulumtohen lidhjet e tij kriminale

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja rreth vrasjes së Thimo Drobonikut, njohur ndryshe si Prifti, në mes të Athinës, Greqi. Autoritetet policore po hulumtojnë thellë lidhjet e tij me botën e errët, duke analizuar të dhëna për të zbuluar se kush mund të ishte personi që dëshironte vdekjen e tij.

Dyshohet se vrasja e Thimo Drobonikut ka lidhje me veprimtari të tij kriminale, veçanërisht me akuzat për larje parash, krijimin e bande kriminale, trafikun e lëndëve narkotike, tafikun e cigaretave pa leje dhe falsifikimin. Ai ishte arrestuar disa herë më parë dhe kishte një histori të pasur me autoritetet greke.

Në lidhje me vrasjen, hetohet nëse ka ndonjë lidhje me makinën e gjetur të braktisur disa ditë më parë, e cila përmbante një arsenal armësh dhe materiale të ndryshme kriminale. Automjeti, i raportuar si vjedhur më herët, ka lidhje me një 39-vjeçar shqiptar, i arrestuar disa herë më parë në Greqi.

Viktima, 56-vjeçari Thimi Droboniku, u vra rreth orës 21:00 në një rrugë të Athinës. Përderisa u transportua në spital me shenja jete, plagët e marra rezultuan të jetë të pamundura për t’u shëruar. Autoritetet kanë gjetur dy gëzhoja pistolete 9 mm në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim për të identifikuar dhe kapur autorët e vrasjes. Dëshmitarët kanë raportuar se kanë parë dy persona që janë larguar me një motor, menjëherë pas ngjarjes tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...