12.5 C
Tiranë
Thursday, December 11, 2025
spot_img

Dezinformim me “studime fantazmë”: Si postimet e Edvin Priftit po shpërndajnë panik mbi vaksinat

Në dy postime të njëpasnjëshme brenda katër ditësh, kardiokirurgu Edvin Prifti i dha jehonë një “studimi izraelit”, që sipas tij provonte se vaksinat mRNA të Pfizer-it depërtojnë në placentë, në spermë dhe transmetohen tek gratë shtatzëna të pavaksinuara përmes marrëdhënieve seksuale.

Prifti pretendoi se komponentët gjenetikë të vaksinës u gjetën në 88% të grave shtatzëna, 100% të meshkujve në spermë, dhe 50% të grave shtatzëna të pavaksinuara. Ai shtoi në statusin e tij:
“Studimi është reflektuar në të gjithë botën. Aq shumë ishte interesant sa është zhdukur nga interneti.”

Një komentues e vuri në pikëpyetje bazën shkencore të postimit, duke pyetur:
“Si është dalluar ARN e vaksinës nga ARN e virusit kur spike është praktikisht i njëjtë?!”
Megjithatë, Prifti këmbënguli se “gjetjet qëndronin” dhe se “studimet duhet të vijonin”.

Studimi i përdorur si bazë – i tërhequr dhe i botuar në revistë me kredenciale të dyshimta

Postimi u përhap me shpejtësi në media dhe rrjete sociale, ndonëse ishte bazuar në një “studim” të publikuar në një revistë të pavlerësuar në komunitetin shkencor, i cili më vonë u tërhoq për probleme serioze metodologjike.

Kjo nuk është hera e parë që Prifti bëhet burim i viralizimit të teorive të pavërtetuara mbi vaksinat anti-COVID. Për të forcuar argumentin, ai publikoi edhe një studim të mirëfilltë mbi mpiksjet e gjakut te pacientët me “Long Covid”, duke e interpretuar atë sipas mënyrës së tij.

Në një tjetër postim viral, Prifti deklaroi:
“Në 100% të pacientëve të vaksinuar me mRNA për Covid-19 zhvillohen mikro-trombe amiloide.”

Por studimi i cituar, botuar në “Journal of Medical Virology”, nuk përmend askund një lidhje mes vaksinimit dhe mikro-trombave dhe nuk sugjeron se vaksinat nxisin arreste kardiake, siç pretendoi ai.

I pyetur nga BIRN, Prifti deklaroi se “të gjithë pacientët me Long Covid kishin disa doza vaksine”, por kjo nuk rezulton në artikullin shkencor. Studimi thotë vetëm se pacientët “u pyetën për historinë e vaksinimit”, dhe nuk e përdor këtë të dhënë në analizë.

Mediat e ripublikojnë verbërisht

Mbi 20 portale online publikuan brenda javës së fundit postimet e Priftit, shpesh duke i shoqëruar me tituj apokaliptikë të tipit:
• “Vaksinat po shkaktojnë vdekje masive”
• “Studimi që trondit botën”

Shumica e mediave nuk verifikuan burimet, cilësinë e “studimit” apo interpretimin e tij nga mjeku.

Ekspertët: Dezinformim i rrezikshëm, sidomos kur vjen nga mjekë

Epidemiologu Erion Dasho, pa e përmendur drejtpërdrejt Priftin, paralajmëroi për rrezik të madh ndaj shëndetit publik:

“Dezinformimi i tillë nxit mosbesimin te vaksinat, shtyn të moshuarit të mos vaksinohen ndaj gripit dhe prindërit të shmangin vaksinimin e fëmijëve. Rrezik për shëndetin e tyre dhe për shpërthime epidemike.”

Dasho theksoi se studimet serioze kanë treguar se vaksinat kundër COVID-19 kanë ulur me 74% vdekshmërinë te pacientët e infektuar dhe nuk ndikojnë në vdekshmërinë nga shkaqe të tjera.

Ai shtoi:

“Një konspiracionist që thotë se toka është e sheshtë është zbavitës. Një mjek konspiracionist është i rrezikshëm.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

E rëndë në Vlorë: 74-vjeçari humb jetën pasi bie nga tarraca e pallatit

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një i moshuar ka humbur jetën aksidentalisht pas një rënieje nga lartësia. Sipas njoftimit të...

Kuvendi në një nga seancat më të ngarkuara të vitit: Interpelanca, paketa fiskale 2026...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot një seancë maratonë, ku në rend dite janë përfshirë dy interpelanca të rëndësishme, projektligjet kryesore të paketës fiskale dhe...

Përplasja për Avokatin e Popullit thellon krizën brenda opozitës: Debat i ashpër për kandidaturën...

0
Procesi për përzgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit ka shkaktuar tensione të forta mes opozitës dhe mazhorancës, por sidomos brenda vetë opozitës, e...

Votimi për kreun e ri të SPAK me rregulla të reja: KLP heq votimin...

0
Procesi i votimit për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK ka pësuar ndryshime të rëndësishme, pas miratimit të një rregulloreje të re nga...

Gjendet trupi i pajetë pranë urës së Telit në Shkodër, dyshohet vdekje natyrale

0
Një person është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës....