11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Dhanë leje legalizimi në këmbim të votës ,arrestohet zyrtari i Kadastrës dhe kryeplaku i Saukut

Zyrtari i Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës dhe kryeplaku i Saukut u arrestuan mbrëmjen e 26 prillit pasi akuzohen për korrupsion me votën gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2019. Arrestimi i Dritan Stokës dhe Agim Osmanit në Tiranë u krye me kërkesë të SPAK dhe firmosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje. Ata akuzohen gjithashtu për detyrimin e votuesve për të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit në këmbim të përfitimeve të parregullta, për qëndrim në punë ose për nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtime informale të votuesve në zonën e Saukut në Tiranë,” njoftoi sot SPAK.

Përgjimet e bisedave kanë qenë burimi kryesor i provave që nxorrën në dritë veprimet e Dritan Stokës, zyrtarit të Kadastrës, dhe Agim Osmanit, kryeplakut të Lagjes së Re në Sauk. Nëpërmjet këtyre veprimeve, ata dyshohet të kenë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të shtetasve, siç rezulton nga përgjimet e bisedave telefonike të administruara në fashikullin e procedimit penal.

Shtetasit e mësipërm “dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’,” njoftoi sot policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...