8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Dhomë e Përfaqësuesve Amerikane votoi për fillimin e hetimit të Biden

Dhomë e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara pritet të votojë për të autorizuar zyrtarisht fillimin e hetimit për të përcaktuar nëse ka baza për të ngritur akuza ndaj Presidentit Joe Biden. Republikanët po mobilizohen për këtë proces, megjithëse ende ka shqetësime në disa prej tyre se nuk janë dalë prova të mjaftueshme për shkelje nga presidenti.

Hetimi ka qenë i fokusuar tek marrëdhëniet e biznesit të anëtarëve të familjes Biden dhe ka ngritur shqetësime etike, por deri më tani nuk ka pasuar prova për shkelje të qarta nga presidenti. Megjithatë, republikanët synojnë të ngrejnë akuza dhe ta shpallin fajtor Joe Biden në një proces që mund të çojë në shkarkim, nëse miratohet nga Senati. Procesi mund të zgjasë deri në vitin 2024, kur Biden pritet të përballet përsëri me ish-presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale. Presidenti Trump ka inkurajuar republikanët të veprojnë shpejt kundër Biden, pjesë e një fushate më të gjerë kundër kundërshtarëve të tij politikë.

Në një deklaratë të fundit, Shtëpia e Bardhë e quajti të gjithë procesin “të pabazë” dhe tha se republikanët po e vazhdojnë atë “pavarësisht nga fakti që anëtarët e partisë së tyre kanë pranuar se nuk ka prova për të mbështetur shkarkimin e Presidentit Biden”.

Disa republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, veçanërisht ata që vijnë nga distrikte të ndara mes dy forcave politike, kanë hezituar të shprehen pro votimit për procesin kundër zotit Biden, nga frika e një kostoje të konsiderueshme politike.

Por udhëheqësit republikanë kanë deklaruar javët e fundit se votimi është vetëm një hap i procesit, jo një vendim për ta shpallur fajtor presidentin Biden. Ky mesazh duket se i bindur skeptikët.

Që votimi të ketë sukses, duhet që pothuajse të gjithë republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të votojnë pro. Kjo do të jetë një provë e madhe e unitetit të partisë, duke pasur parasysh epërsinë e lehtë të republikanëve 221-213.
Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve janë të unifikuar në kundërshtimin e tyre ndaj procesit të shkarkimit, duke thënë se kjo është një farsë e përdorur nga GOP për të larguar vëmendjen nga ish-presidenti Trump dhe problemet e tij ligjore.

Ndërsa republikanët thonë se hetimi i tyre është i përqendruar tek vetë presidenti, ata kanë treguar interes të veçantë për të birin e tij Hunter Biden dhe marrëdhëniet e tij të biznesit jashtë shtetit, nga të cilat ata akuzojnë presidentin se ka përfituar personalisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...