17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Dhuna në selinë blu, vjen reagimi nga DASH: “Shmangni zonën përreth selisë, evidentoni tubime të tjera që mund të regjistrohen”

Protesta e dhunshme e zhvilluar ditën e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike, duket se ka shqetësuar jo pak amerikanët.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Byroja e Çështjeve Konsullore në Departamentin e Shtetit  ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin zonën rreth selisë së Partisë Demokratike pas zhvillimeve të dhunshme të ndodhura atje ditën e sotme.

Byroja e Çështjeve Konsullore në Departamentin e Shtetit shkruan se incidente të tjera mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit.

 “Protesta në selinë e Partisë Demokratike ka përshkallëzuar në dhunë, ku kanë ndodhur disa incidente, përplasje fizike apo dhe përdorimin e gazit lotsjellës. Duhet të shmangni zonën përreth selisë dhe të qëndroni në gatishmëri për të evituar tubime të tjera që mund të regjistrohen në zona periferike” – thuhet në postim.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...