8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Dhunë brutale në kompleksin “Delijorgji”, në kërkim dy persona – Në shënjestër pronari i restorantit “Tokyo”

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me incidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në kompleksin “Delijorgji”, ku është dhunuar rëndë Laert Kasaj, pronar i restorantit “Tokyo”, me origjinë nga Përmeti.

Sipas njoftimit të uniformave blu, janë shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për përfshirje në ngjarje: Ferhat Kaja, 31 vjeç, pronar i lokalit “Stockholm” (i ndodhur përballë kompleksit ku ndodhi konflikti), dhe O. K., 30 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 më 21 korrik, dhe sipas dëshmive të para, konflikti ka degjeneruar në përleshje fizike, ku agresorët kanë përdorur grushte dhe mjete të forta ndaj Kasajt dhe një personi tjetër të pranishëm, E. K.

Dëshmitarë okularë thonë se sulmi ka qenë i qëllimshëm dhe një prej agresorëve është dëgjuar duke e akuzuar viktimën: “Pse më ke denoncuar?”, duke lënë të kuptohet se sherri mund të jetë nxitur nga një kallëzim për zaptim të hapësirës publike.

Policia vijon punën për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...