14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Dhunë në spital në Itali: Familjarët e 23-vjeçares të ndjerë sulmojnë mjekët

Një incident i rëndë ka ndodhur në një spital në Itali, ku familjarët e një 23-vjeçareje që ndërroi jetë kanë sulmuar mjekët pasi e afërmja e tyre nuk arriti të mbijetojë pas një operacioni kirurgjikal.

Sipas raportimeve të mediave italiane, rreth 50 persona, përfshirë familjarë dhe miq të të ndjerës, kanë nisur të dhunojnë mjekët. Ata kanë përdorur grushte dhe shqelma, duke i detyruar mjekët të kërkojnë ndihmë dhe të izolojnë veten në një dhomë. Pamjet e incidentit, që janë bërë virale në rrjetet sociale, tregojnë dhunën që është ushtruar ndaj stafit mjekësor.

Një kirurg është goditur disa herë në fytyrë, duke pësuar plagë dhe mavijosje, ndërsa një mjek tjetër ka thyer dorën gjatë përleshjeve.

E reja kishte qenë nën mbikëqyrjen intensive të mjekëve që nga muaji qershor, pas një aksidenti automobilistik. Incidenti ka ngritur shqetësime të mëdha mbi sigurinë e stafit mjekësor dhe dhunën që shpesh ndodhet në institucione shëndetësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...