7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Dhunoi dhe kanosi me armë bashkëshorten dhe fëmijët, pranga 40-vjeçarit në Kukës

Një 40-vjeçar është arrestuar në Kukës pasi ka dhunuar dhe ka kanosur me armë bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Mësohet se 40-vjeçari është me precedent të mëparshëm kriminal, për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik, 1 karikator me fishekë, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “No more”, për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale në familje.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës në një familje.

Ushtroi dhunë fizike dhe kanosi me armë zjarri, bashkëshorten dhe fëmijët, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

40-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal, për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik, 1 karikator me fishekë, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pistë, po ndodhte një konflikt në familjen e shtetasit B. F., menjëherë organizuan punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “No more”, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, arrestuan në flagrancë shtetasin B. F., 40 vjeç, banues në fshatin Pistë.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të shtetasit B. F., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 karikator me fishekë, 9 kapsolla detonatore dhe 3 metër fitil zjarrpërcjellës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...