Ka nisur procesi i rinumërimit të 42 kutive të votimit në Qarkun Dibër, me fokus te votat preferenciale për kandidatët e koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD–ASHM).
Ky proces po zhvillohet pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ku dy anëtarët e opozitës votuan pro kërkesës për rinumërimin e 44 qendrave të votimit, për të garantuar transparencë dhe saktësi në numërimin e votave të kandidatëve të këtij koalicioni.
Procesi po zhvillohet nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve politikë dhe të KQZ-së.






