Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të votohet për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, përfaqësuesit e ambasadave dhe misioneve ndërkombëtare kanë zgjedhur të mos marrin pjesë.
Siç shihet edhe në pamjet e publikuara, lozhat e Kuvendit ku zakonisht qëndrojnë diplomatët janë plotësisht bosh, një paralajmërim i qartë i ndërkombëtarëve për kryeministrin Edi Rama dhe mënyrën se si qeverisja po trajton çështjet e korrupsionit në nivele të larta.
Ky veprim interpretohet si një sinjal presioni për të mbajtur llogaridhënie dhe transparencë në proceset ligjore dhe vendimmarrjet parlamentare.






