7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Diplomati Kenian ngaterron foton e Presidentit Begaj me atë të Ramës, reagime të forta në media

Sekretari kryesor i Punëve të Jashtme të Kenias, Korir Sing’oei, ka bërë një gabim në identifikimin e figurës politike shqiptare në një postim në rrjetin social “X”. Në këtë postim, ai ka publikuar një foto të kryeministrit shqiptar Edi Rama, e shoqëruar me një mbishkrim që e konsideron atë si presidentin e Shqipërisë, duke bërë një ngatërrim të rëndësishëm në hierarkinë e shtetit shqiptar.

Kam privilegjin të pres SH.T. Bajram Begaj, president i Shqipërisë, përpara takimit të tij me Presidentin Ruto në Dubai”, shkroi ai në postimin e tij në “X”.

Zyrtari i lartë kenian e ndryshoi postimin pas kritikave të shumta të komenteve përfshirë edhe atë të një gazetari vendas që i tregon Sing’oei se personi në foto është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ende nuk dihet nëse diplomati kenian nuk e di kush është Rama apo ishte një lapsus. Takimi i krerëve të qeverive përkatëse u zhvillua para fillimit të Konferencës së 28-të të Palëve (COP28) të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC).

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...