14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Diplomohen 54 oficerët më të rinj të FA/ Peleshi: “Me mbështetjen e pakursyer të Kryeministrit e ndjenim si obligim moral që FA ta rrisin integritetin”

29 vajza dhe 25 djem do të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë me gradën nëntoger. Ata janë diplomuar pas përfundimit të Kursit 1-vjecar të Përgatitjes së Oficerit.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi theksoi faktin se koha që po jetojmë ka vendosur figurën e ushtarakut më në qendër të opinionit publik se kurrë më parë. Ministri u shpreh se sakrifica që kërkon ky profesion tashmë shpërblehet me një trajtim financiar më të mirë që në fillimet e karrierës.

“Premtimi për rritjen e pagave të ushtarakëve në masën 30% është realitet që ju do prekni pikërisht vetëm fare pak ditë pas kësaj ceremonie titullimi. Idealizmi i ushtarakut kurrë nuk ka patur një barazvlefshmëri me shpërblimin financiar dhe zor e gjen edhe tek ushtritë më të mëdha dhe të përparuara në botë. Por, unë personalisht me mbështetjen e pakursyer të Kryeministrit e ndjenim si obligim moral që FA ta rrisin integritetin e tyre dhe përmes trajtimit dinjitoz financiar. Një motivim që besoj se do të ushqejë pasionin tuaj për unfirmonën dhe do i japë asaj respektin e merituar“, u shpreh gjatë fjalës së tij ministri Peleshi.

Ministrit i Mbrojtjes tha se në këtë kurs ka ardhur duke u rritur pjesëmarrja e rekruteve femra, gjë që tregon se barazia gjinore është ndër prioritetet e FA dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Në ceremoninë e emërimit të oficerëve të rinj morën pjesë edhe Komandanti i Akademisë së FA Gjeneral Brigade Albert Mullai si dhe familjarë të të diplomuarve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...