12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Dita e 47-të e luftës në Ukrainë/ Rusia po përgatitet për sulm të madh në Ukrainë,

Bombardimet ruse në lindje të Ukrainës janë intensifikuar, teksa sulmi ka hyrë në ditën e 47-të. Mes bombardimeve të vazhdueshme është Harkivi, ku gjatë 24 orëve të fundit numërohen 66 zona të goditura nga rusët, me pasojë vdekjen e 11 civilëve.

Një ndër shenjestrat kryesore të betejës është edhe Mariupoli i rrafshuar në pjesën më të madhe. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, gjatë një videokonference me deputetët e parlamentit të Koresë së Jugut, ka deklaruar se me dhjetëra mijëra civilë janë vrarë vetëm në këtë qytet.

Ai kërkoi ndihmë me armatime edhe nga Seuli në mbështetje të mbrojtjes së Mariupolit që e quaji zemrën e rezistencës ukrainase, e cila sipas tij nëse pushon së rrahuri, Kievi do të jetë në një pozitë më të dobët në luftën kundër Rusisë.

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer vizitoi këtë të Hënë Moskën për të ndërmjetësuar me Vladimir Putinin, fundin e luftës në Ukrainë. Ai është lideri i parë perëndimor që vizitoi Rusinë që prej nisjes së sulmit në Ukrainë. Sipas një deklaratë nga zyra e shtypit të Nehammer mësohet se ai ka thënë se kjo nuk ishte një vizitë miqësore. Kancelari e përshkroi bisedën me Vladimir Putinin si të drejtëpërdrejtë, të hapur dhe të ashpër, teksa tha se nuk ka vend për optimizëm.

Ai i bëri thirrje presidentit rus të përfundojë luftën pasi nga kjo situatë ka vetëm humbës. Austria është vend neutral, por ka shprehur hapur kundërshtinë ndaj sulmit rus.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sali Berisha merr pjesë në iftarin e Bashkisë Kavajë për Natën e Kadrit

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mori pjesë mbrëmjen e së hënës në iftarin e organizuar nga Bashkia e Kavajës me besimtarët...

Halit Ergenc dhe Meryem Uzerli ribashkohen pas 15 vitesh për projektin “Imroz’da Bahar”

0
Aktori kryesor i serialit të njohur turk “Sulejman i Madhërishëm”, Halit Ergenc, dhe aktorja Meryem Uzerli do të rikthehen së bashku pas 15 vitesh...

Pronari i ONIMA, Erkand Shabani, reagon pas arrestimit të Gjestit:”Do të një konferencë për...

0
Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, pronari i kompanisë ONIMA, Erkand Shabani, ka reaguar për herë të parë publikisht për...

Arrestohet një 20-vjeçar shqiptar në Bruksel me 22.5 kg kanabis të sjell nga Bangkok

0
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në aeroportin e Bruksel pasi u kap me 22.5 kilogramë kanabis në valixhen e tij. I riu sapo kishte...

Juela ndërpret përqafimin mes Rogertit dhe Nikolës, gazetari Elton Tozaj:”Ja xhelozia”

0
Një nga momentet më të forta dhe emocionuese së fundmi në Big Brother VIP ishte ribashkimi i Rogerti me vëllain e tij pas katër...