Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, theksuar se kjo është një periudhë e errët në historinë njerëzore që kërkon reflektim.
Ai shprehet me krenari për vlerat e popullit shqiptar, që nuk bëri kompromise në mbrojtjen e humanizmit.
Presidenti thekson se historitë e përkujtimit duhet të shërbejnë si mjet për të kundërshtuar me vendosmëri urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit.
Në këtë ditë të veçantë, reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën gjatë Holokaustit, ndërsa Presidenti Begaj fton të marrim mësim dhe të luftojmë kundër injusticës.