10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Dita e Lirisë”/ Anglia heq të gjitha kufizimet për koronavirusin

Anglia ka hequr të hënën pothuajse të gjitha kufizimet për koronavirusin, ndonëse numri i të infektuarve në baza ditore, u është afruar niveleve rekorde, për shkak të variantit Delta.

Kjo ditë e lirimit të masave në Britani po konsiderohet Dita e Lirisë. Prej sot në Britani nuk do të ketë kufizime se sa persona mund të takohen dhe të jenë pjesë e organizimeve, përfshirë klubet e natës.

Vendosja e maskës do të rekomandohet në disa hapësira, mirëpo nuk do të kërkohet me ligj.

Në një material të publikuar të dielën pasdite në “Twitter”, Johnson ka thënë se tani është “momenti i duhur” për të jetësuar fazën finale të heqjes së masave.
“Nëse nuk bëjmë diçka të tillë tani, ne duhet ta pyesim veten se kur do ta bëjmë?” u ka thënë Johnson qytetarëve.

“Mirëpo duhet ta bëjmë këtë gjë me kujdes. Duhet ta kujtojmë se virusi është ende me ne. Numri i të infektuarve po rritet, po e shohim variantin jashtëzakonisht ngjitës Delta”.

Masat e respektuara për 17 muaj, janë hequr disa orë pasi kryeministri britanik, Boris Johnson dhe shefi i Thesarit, Rishi Sunak, kanë bërë të ditur se do t’i nënshtrohen masës 10-ditore të karantinës, në linjë me politikat qeveritare për çështje shëndetësore.

Të dy zyrtarët kanë qenë në kontakt me Sekretarin britanik për Shëndetësi, Sajid Javid më 16 korrik, i cili është infektuar me koronavirus, pavarësisht pse ka marrë dy doza të vaksinës kundër këtij virusi.

Mbretëria e Bashkuar është duke regjistruar mbi 50,000 raste të infektimit në ditë.

Johnson ka thënë se pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve, tani është koha që ekonomia të rihapet, pasi gati 90 për qind e popullsisë së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 68 për qind të dyja dozat.

Qeveria ka thënë se vaksinat kanë shkëputur lidhjen në mes të virusit dhe personave të shtrirë në spitale, si dhe vdekjeve.

Në gjithë globin, varianti Delta, i identifikuar fillimisht në Indi, është duke shkaktuar rritje të infektimit dhe është duke rrezikuar rikthimin e masave kufizuese në disa vende.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...