Ekspertët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikojnë se dita e premte pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime, kryesisht në jug të vendit.
Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim të vendit, të cilat në këtë zonë do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në mesditë, reshjet e shiut të karakterit lokal do të prekin edhe zonën qendrore.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim- jugilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera ? herës përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 15 deri 27°C
në zona e ulëta 15 deri 33°C
në zona bregdetare 20 deri 32°C