Policia në Divjakë ka nisur hetimet penale ndaj një nëne dhe bije në fshatin Shën e Premte, të cilat dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy të afërmve të tyre për motive të dobëta. Të dyja, L.H., 47 vjeçe, dhe Xh.H., 24 vjeçe, banore të të njëjtit fshat, janë nën hetim nga Prokuroria pas referimit të materialeve nga Komisariati i Policisë Divjakë.
Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se hetimet kanë për qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e masave ligjore që do të merren më tej ndaj dy të dyshuarave.






