11.5 C
Tiranë
Monday, January 26, 2026
spot_img

“Do ta ndjek penalisht” – Lorna Hysa paralajmëron padi ndaj gazetarit Elton Tozaj

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Fan Club”, Lorna Hysa, e eliminuara e mbrëmjes së djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave që, sipas saj, janë bërë në dëm të figurës dhe moralit të saj.

Ish-banorja paralajmëroi ndjekje civile dhe penale ndaj gazetarit Elton Tozaj, duke e akuzuar për shpifje dhe përhapje të informacioneve të pavërteta. Sipas Lornës, komentet e bëra publikisht kanë cenuar rëndë integritetin e saj personal.

“Ka pasur aludime dhe shpifje ndaj meje dhe moralit tim. Personi që ka folur në emrin tim do të ketë ndjekje penale dhe civile për atë që ka thënë,” u shpreh ajo gjatë emisionit.

Lorna shtoi se gazetari në fjalë ka pretenduar njohje dhe lidhje të pavërteta mes saj dhe disa banorëve të tjerë të shtëpisë, duke theksuar se mediat janë fokusuar padrejtësisht te një personazh i vetëm i njohur i “BBV”.

“Ne vërtet njihemi prej vitesh, por nuk ka pasur asnjëherë asgjë mes nesh,” sqaroi ajo, duke mohuar kategorikisht çdo aludim për marrëdhënie personale.

Deklarata e Lornës ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, ndërsa pritet të shihet nëse çështja do të ndiqet zyrtarisht në rrugë ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aulona Musta: “Mateo ka pëlqim për Brikenën, por ajo mund të ketë një histori...

0
E ftuar në “Fan Club”, Aulona Musta komentoi raportin mes Brikenës dhe Mateos në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Sipas saj, ndërsa Mateo duket...

Era e fortë bllokon rrugët në Vlorë, pisha rrëzohen në zonën e Zvërnecit

0
Një stuhi e erës së fortë ka përfshirë qytetin e Vlorës, ku disa pisha janë rrëzuar në rrugë, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Autoritetet lokale...

Instagram pezullon përkohësisht llogaritë e mediave dhe organizatave civile në Serbi

0
Profile të reja, me pak postime dhe ndjekës të rinj, që ndoqën në mënyrë të koordinuar disa media kritike dhe organizata joqeveritare në Serbi,...

Aksident me motor në Fier–Libofshë humb jetën 35-vjeçari

0
Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në aksin Fier–Libofshë, në fshatin Agim, pas një aksidenti me motor. Sipas burimeve zyrtare, i riu...

Gazeta gjermane FAZ: Protesta në Tiranë shënon “fazën përfundimtare” për qeverinë Rama

0
Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) ka pasqyruar me vëmendje protestën e opozitës shqiptare në Tiranë, duke e konsideruar atë një zhvillim kyç në...