19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

“Do të mbrojmë interesat tona”, Vuçiç takim me Kurtin në Bruksel

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se pritet të udhëtojë për në Bruksel brenda 2-3 ditësh për të zhvilluar bisedime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, megjithatë nuk ka dhënë detaje rreth agjendës së takimit.

Ai shtoi se nuk është i lejuar të flasë për atë çka është diskutuar me ‘pesëshen e madhe’ për shkak të marrëveshjes së vendosur.

Presidenti tha se detyra e tyre është të mbrojnë Serbinë dhe se ata do të bëjnë çdo gjë për të parandaluar rënie të interesave kombëtare.

Në lidhje me pyetjen e një gazetari për reagimin ndaj fjalimit të kryeministres Ana Brnabiç në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, Vuçiç u shpreh se Serbia nuk ka mundësi të ndryshojë situatën, veçse të mbetet e vendosur në luftën për interesat e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT