5.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

“Do të mbulohet nevoja e naftëtarëve që janë në kushtet e papunësisë”/ Ministrja Balluku: “Do marrin 2 vite pagë nga buxheti i shtetit”

Naftëtarët e Ballshit do marrin për dy vite rresht pagë nga buxheti i shtetit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Është marrë një vendim në Këshill të Ministrave që të mbulohet nevoja e naftëtarëve, e 830 naftëtarëve që janë në kushtet e papunësisë për shkak të mos funksionimit të rafinerisë së Ballshit, që dua të theksoj se është një entitet privat i privatizuar prej vitesh, por që shtetit duke ndjerë të gjithë peshën sociale i ka kompesuar vitin e kaluar dhe do i kompesoje edhe në buxhetine 2022, me një shumë totale prej 300 mln lekësh, paga për secilin prej naftëtarëve do jetë 30 mijë lekë, pra pagë papunësie dhe numri i naftëtarëve është 830 naftëtarë.

Në dijeninë time, duke qenë si cështje që ndiqet nga, është një përgjegjësi sociale e rëndësishme, nëse nuk do ketë zhvillime të tjera ne do marrim përsipër për të gjithë ata naftëtarë që nuk do punësohen diku gjetkë, edhe vitin 2023.”, tha ministrja sot në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT