9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Do të shkrihet Bordi I Transparencës? / Ministria e Financave sqaron edhe sa kohë do të funksionojë Bordi

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj u pyet nga gazetarët në lidhje me bordin e Karburanteve.

Ajo tha se bordi do të vazhdojë të funksionojë deri kur çmimet e karburanteve do të ulen nën mesataren e zakonshme në tregun ndërkombëtar.

“Do vijojmë të mbajnë bordin e karburanteve për sa kohë çmimet e karburanteve do të jenë më të larta se mesatarja. Kur të ulen këto çmime do të dalim nga funksionimi i këtyre bordeve”, tha Ibrahimaj.

Ajo theksoi se vitin e ardhshëm parashikohet një rritje e ekonomisë në 2.6% bazuar në treguesit e deritanishëm dhe ato të ekonomisë së huaj.

“Ne presim që ekonomia shqiptare të vijojë të performojë pozitivisht edhe në tre mujorin e katërt. Vitin e ardhshëm faktorët tregojnë për një parashikim që kemi bërë për një rritje në 2.6% bazuar në treguesit e deritanishëm të ekonomisë dhe treguesit e ekonomisë së huaj”, deklaroi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...

Delina Ibrahimaj: “Shqetësimi kryesor janë çmimet e karburanteve”

0
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë bashkëbisedimit me furnizuesit e naftës, theksoi se ekzistojnë rezerva ligjore të detyrueshme dhe kanale të sigurta...

“E vështirë kur ishte ai këtu, imagjino pa Gimbon fare” – Selin shpërthen në...

0
Mbrëmjen e djeshme, DJ Gimbo u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke lënë pas emocione të forta për banorët, veçanërisht për...

Aksident tragjik në Korçë–Maliq, humb jetën punonjësi i policisë së burgjeve Krenar Çekiçi

0
Një aksident rrugor i rëndë ndodhi në aksin Korçë–Maliq, pranë fshatit Lumalas, ku u përplasën dy mjete. Sipas raportimeve, disa persona mbetën të lënduar,...

Athinë/Fëmija 3-vjeçar shpëton pasi gëlltiti një brisk rroje

0
Një ngjarje e pazakontë tronditi Athinën, kur një fëmijë 3-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital pediatrik pas gëlltitjes së një brisku rroje. Menjëherë...