8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Do ti shkaktoj një vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme”, Kamala Harris kërcënohet me vdekje

Një burrë nga Virxhinia, i cili është akuzuar për kërcënime me vdekje ndaj zëvendëspresidentes Kamala Harris, është paraqitur në gjykatën federale të hënën. Frank Lucio Carillo, një individ 66-vjeçar, është akuzuar për bërë kërcënime të shumta kundër Harris, presidentit Joe Biden, drejtorit të FBI-së Christopher Wray, disa zyrtarëve të Arizonës dhe të tjerëve në platformën e mediave sociale të krahut të djathtë Gettr.

Sipas mediave të huaja, FBI ka zbuluar 4,359 postime nga Carillo që “synonin zyrtarë të ndryshëm publikë”, përfshirë zëvendëspresidenten Harris. Në disa nga postimet e tij, Carillo dyshohet se ka kërcënuar të nxirrte sytë e Harris dhe ka përshkruar mënyra të ndryshme për të vrarë atë. Ai përdori gjuhë të dhunshme dhe shpifëse në postimet e tij, duke e quajtur Harris një “k*rve” dhe duke shprehur dëshirën për t’i shkaktuar asaj një “vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme”.

Në procesverbalet e gjykatës, janë përfshirë edhe postime të tjera me kërcënime grafike dhe të detajuara kundër nënpresidentes dhe të tjerëve. Një postim tjetër përmbante përmbajtje islamofobike, ku Carillo kishte shkruar se njerëzit duhet “të dalin me armët e tyre dhe të vrasin të gjithë myslimanët”.

Kur agjentët e FBI-së mbërritën në shtëpinë e Carillo-s për të hetuar postimet e tij në media sociale, ai pyeti nëse ata ishin atje “për gjërat në internet” dhe tha: “Unë i postova ato”. Carillo gjithashtu shprehu mendimin se do t’i duhej një avokat, sipas dokumenteve të gjykatës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, agjentët federalë morën dy armë zjarri, përfshirë një pistoletë të blerë në vitin 2023 dhe një pushkë të blerë këtë vit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...