7.5 C
Tiranë
Tuesday, October 1, 2024
spot_img

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Gjorm, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Një shtetas është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, për shkak se ka djegur një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Gjorm.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes. Bëhet fjalë për shtetasin B.S., 42 vjeç, banues në fshatin Gjorm.

Njoftimi i Policisë

Vlorë

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Gjorm, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”, të shtetasit B. S, 42 vjeç, banues në fshatin Gjorm.

Ky shtetas dyshohet se në vendin e quajtur “Neshtë”, Gjorm, ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me pemë ullishte, konkretisht 100 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit B.M dhe 200 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit S.Xh.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT