Një ngjarje e rëndë e ka ndodhur në liqenin e Prespës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Një 45-vjeçar dyshohet se është mbytur në liqenin e Prespës. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit.
Nga informacionet paraprake dyshohet është mbytur në liqen një 45-vjeçar i identifikuar si Stavri Vasilovski.
Stavri Vasilovski, kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.
Është bërë njoftimi dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.