Është gjetur trupi i pajetë i 14-vjeçarit E.Saka që u mbyt në ujerat e lumit Seman, ditën e djeshme. Mësohet se trupi i të miturit u gjet pas disa orësh kërkime. Përgjatë gjithë natës familjarë të të miturit dhe banorë të zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin e djalit.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta por dyshohet se i mituri është futur për tu larë nga ku nuk ka dalë më.
Ndërkohë më herët u gjetën shapkat dhe rrobat e 14-vjeçarit.
Këtij të fundit para 12 vitesh i është mbytur edhe vëllai ndërsappara një viti ka humbur edhe babain. Ai vinte nga një familje me probleme të shumta ekonomike.
Njoftimi i policise:
Fier
Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për një 14-vjeçar që ishte futur për tu larë në lumin Seman, ju bëjmë me dije se pas kërkimeve nga shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec dhe polumbarët e RENEA-s, sot rreth orës 10:40, u bë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së mbytur, shtetasit E. S., 14 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.