19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Donald Trump apelon pas vendimit të sekretares së shtetit të Maines për përjashtim nga votimi

Ish-presidenti Donald Trump ka bërë një apel të martën për të kundërshtuar vendimin e sekretares demokrate të shtetit Maine, Shenna Bellows, që e përjashtoi atë nga fleta e votimit për rolin e tij në trazirat e Kongresit në 6 janar 2021. Trump planifikon të kërkojë gjithashtu një vendim nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara për çështjen e ngritur në Kolorado që e skualifikon atë nga pjesëmarrja në fletën e votimit.

Bellows është sekretarja e parë në historinë e shtetit Maine që e ndalon kandidaturën e një kandidati për president në bazë të një klauzole të Amendamentit të 14 të Kushtetutës. Trump akuzon se Bellows ka tejkaluar kompetencat dhe ka vepruar me prirje kundër tij.

Sekretarja Bellows, nga ana e saj, thotë se vendimi i saj është i bazuar në zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës së shtetit Maine. Apeli i Trump pritet të përfshijë argumente rreth njëanshmërisë dhe faktave të pabesueshme, sipas avokatëve të tij.

Sekretarja Bellows tha për agjencinë e lajmeve Associated Press të martën se vendimi i saj ishte i ngirë në pritje të vendimit pas apelimit

“Kjo është pjesë e procesit. Unë kam besim tek vendimi im dhe zbatimi i ligjit. Ky është procesi i shtetit Maine dhe është shumë e rëndësishme që para së gjithash, secili prej nesh që shërben në qeveri të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e shtetit”, tha ajo.

Ndërkaq, një ngjarje e ngjashme ka ndodhur në Kolorado, ku Gjykata e Lartë e shtetit ka vendosur përjashtimin e Trump nga fleta e votimit. Kjo është hera e parë që një gjykatë e lartë përdor dispozitën ligjore për të përjashtuar një kandidat presidencial nga votimi. Kritikët thonë se ky vendim mund të hapë rrugën për shfrytëzim të ngjashëm në të ardhmen nga zyrtarët zgjedhorë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT