17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Donald Trump prezanton linjën e re të këpucëve Trump në “Sneaker Con” në Filadelfia

Donald Trump ka promovuar një linjë altelesh të markës Trump për 399 dollarë një palë. Kandidati presidencial u shfaq në “Sneaker Con” në Filadelfia, një konventë këpucësh që njihet si “Shfaqja më e madhe e atleteve në tokë”.

Ai u prit me brohoritje, ndërsa prezantoi ato që ai i quajti këpucët e para zyrtare të Trump. Atletet janë ngjyrë ari të ndezura të zbukuruara me një “T”, flamuri amerikan me detaje në anën e pasme dhe një taban kuqezi.

Duke folur në këtë aktivitet, ish-presidenti tha: “Ka shumë emocione në këtë dhomë. Kjo është diçka për të cilën kam folur për 12, 13 vjet. Dhe mendoj se do të jetë një sukses i madh.”

Kujtojmë se Trump disa ditë më parë, u gjobit me 354.9 milionë dollarë pas një gjyqi për mashtrim civil në Nju Jork. Me interesin e përfshirë, ai do të duhet të dorëzojë të paktën 453.5 milionë dollarë. Gjykatësi gjithashtu e ndaloi Trumpin të drejtonte biznese në Nju Jork për tre vjet. Djemtë e tij, Eric dhe Donald Jr, morën ndalime të ngjashme për dy vjet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...