10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Donald Trump shkarkon drejtorin e përkohshëm të emigracionit, i pakënaqur me dëbimet

 

Donald Trump ka shkarkuar drejtorin e përkohshëm të Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE), Caleb Vitello, për shkak të pakënaqësisë me ritmin e ngadaltë të dëbimeve të emigrantëve. Ky vendim vjen pas largimit të dy zyrtarëve të tjerë të lartë të ICE, ndërsa administrata synon të emërojë një drejtues të ri dhe të shtojë stafin për çështjet e emigracionit.

Sipas raportimeve të Wall Street Journal, Trump dhe Tom Homan, përgjegjës për zbatimin e planit të dëbimeve masive, kanë vendosur kuota minimale arrestimesh për emigrantët pa dokumente, me 75 arrestime në ditë për çdo zyrë. Administrata gjithashtu planifikon të hapë një qendër të re deportimi në Fort Bliss me kapacitet për 10 mijë persona dhe të krijojë qendra të tjera paraburgimi në të gjithë vendin.

Ndërkohë, në Pentagon, Trump ka vendosur të zëvendësojë gjeneralin Charles Brown me Dan Caine, një pilot dhe ekspert i sigurisë kombëtare. Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth ka hapur gjithashtu aplikimet për postet e reja të Shefit të Operacioneve Detar dhe Zëvendësshefit të Shtabit të Forcave Ajrore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...