2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Donald Trump shpallet fajtor për 34 akuza: Gjykata e Nju Jorkut vendos dënimin më 11 korrik

Gjykata e Nju Jorkut shpalli sot (30 maj 2024) ish-presidentin e SHBA-së Donald Trump fajtor për akuzat se ka falsifikuar të dhënat e biznesit për të fshehur pagesën e bërë ndaj aktorese Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes gjatë zgjedhjeve të 2016.

Jurisi e Gjykatës shpalli fajtor Trumpin për të gjitha 34 akuzat me të cilat ishte ngarkuar, duke e bërë atë të parin president amerikan që dënohet për një krim penal.

Gjyqi 34 akuza për 130 mije dollarë

Pas diskutimeve dyditore, 12 anëtarët e jurisë e shpallën fajtor Trumpin për të gjitha 34 akuzat me të cilat ngarkohej. Prokurorët thanë se Trumpi ka falsifikuar të dhëna për të fshehur rimbursimet që ka bërë atëherë për avokatin e tij, Michael Cohen, i cili i kishte paguar aktores Stormy Daniels 130.000 dollarë në javët e fundit të fushatës presidenciale të vitit 2016. Në këmbim Daniel nuk do të bënte publike pretendimin e saj se ajo dhe Trump kishin pasur marrëdhënie seksuale një dekadë më parë.

Prokurorët e akuzuan Trumpin për pjesëmarrje në një komplot të paligjshëm për të minuar integritetin e zgjedhjeve të vitit 2016 dhe një plan të paligjshëm për të ndalur informacionin negativ, i cili përfshinte fshehjen e një pagese për një aktore të filmave për të rritur.

CNN shkruan se masa e dënimit për ish presidentin pritet të komunikohet më 11 korrik, pikërisht 4 ditë përpara fillimit të Konventës Kombëtare Republikane, e cila është parashikuar të nisë më 15 korrik, ku dhe ai pritet të nominohet edhe zyrtarisht kandidat për president.

Trump rrezikon deri në 4 vite burg, megjithëse për krime të tilla janë parashikuar dhe dënime më të ulëta, gjoba ose liri me kusht.

‘Jam i ndershëm’
Vetë Trump, 77 vjeç, është deklaruar i pafajshëm dhe mohuar çdo kontakt seksual me Daniels duke argumentuar se pagesat e kryera ndaj avokatit Cohen ishin përcaktuar saktë në të dhënat e kompanisë, si shpenzime ligjore.

Para jurisë Trump pretendoi se ishte “njeri i ndershëm” dhe se “aktgjykimi i vërtetë do të jepej nga populli më 5 nëntor”, duke iu referuar datës të zgjedhjeve presidenciale dhe pritet të apelojë vendimin.

Vendimi i gjykatës fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur zoti Trump, kandidati republikan, synon të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë përballë presidentit demokrat Joe Biden.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...