Provoni t’i shtoni këto ushqime në dietën tuaj, për të fjetur më lehtë dhe më mirë.
Bajame
30 gramë bajame, pra një grusht, mjaftojnë për të mbuluar 19% të nevojës tuaj ditore për magnez. Konsumimi adekuat i magnezit gjatë ditës përmirëson cilësinë e gjumit, veçanërisht për ata që vuajnë nga pagjumësia. Megjithatë, përveç magnezit, bajamet përmbajnë gjithashtu shumë melatonin, hormoni që rregullon orën tuaj të brendshme dhe sinjalizon trupin tuaj të përgatitet për gjumë.
Kivi
Kivi është i pasur me vitamina dhe ka shumë pak kalori. Një kivi ka vetëm 42 kalori dhe 71% të marrjes ditore që na nevojitet në vitaminë C. Është vërtetuar se ngrënia e kivit ndihmon për të fjetur. Një studim katërjavor shqyrtoi 24 të rritur dhe efektin e ngrënies së dy kivi para gjumit. Në fund të këtyre javëve, pjesëmarrësit ranë në gjumë 42% më shpejt sesa nëse nuk do të kishin konsumuar frutat. Gjithashtu, aftësia e tyre për të fjetur gjatë gjithë natës pa u zgjuar u rrit me 5% ndërsa koha totale e gjumit u rrit me 13%.
Peshku i yndyrshëm
Salmoni, krapi i detit, toni dhe shumë peshq të tjerë me yndyrë të lartë janë unikë për përmbajtjen e tyre të vitaminës D, si dhe omega-3. Kombinimi i këtyre të dyjave është i përsosur pasi që të dyja rrisin prodhimin e serotoninës. Një studim shqyrtoi burrat që hanin salmon 3 herë në javë për 6 muaj dhe u zbulua se ata ranë në gjumë 10 minuta më shpejt se ata që hanin mish pule, viçi ose derri.
Oriz i bardhë
Dallimi i madh midis orizit të bardhë dhe atij kafe është se orizi i bardhë është i përpunuar dhe përmban më pak fibra, antioksidantë dhe lëndë ushqyese. Megjithatë, ai ende përmban një sasi të mjaftueshme të vitaminave dhe elementëve gjurmë, dhe 79 gramë orizi i bardhë është i mjaftueshëm për të marrë 13% të sasisë së rekomanduar të magnezit që ju nevojitet çdo ditë.
Gjithashtu, orizi i bardhë është një karbohidrat, dhe së bashku me mungesën e fibrave, ka një indeks të lartë glicemik, që do të thotë se rrit shpejt nivelet e sheqerit në gjak. Shumë mjekë rekomandojnë të hani ushqime me një indeks të lartë glicemik të paktën një orë para gjumit për të përmirësuar cilësinë e gjumit. Në fakt, sipas një studimi të kryer mbi të rriturit japonezë, ata që konsumonin më shumë oriz se petë apo bukë, flinin shumë më mirë.