9.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Dosja “Durim Bami” kalon për gjykim, të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar

Pak javë pas ekstradimit nga Dubai, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Durim Bami dhe disa personave të tjerë të përfshirë.

Mes të pandehurve janë edhe Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Marklen Haka, Altin Morina dhe Jozi Kraja, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për një sërë veprash penale, përfshirë tentativa për vrasje, sigurim kushtesh për kryerjen e krimeve dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Gjatë seancës, të gjithë të akuzuarit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila pritet të shqyrtohet në seancën e radhës nga trupi gjykues.

Procesi ndaj tyre konsiderohet një nga çështjet më të rëndësishme që lidhen me goditjen e grupeve kriminale nga drejtësia e posaçme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...

“Ora që Taulant Balla ka merituar”, Noka ironizon mbi dhuratën 30,500 dollarëshe

0
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me dhuratën luksoze që i është ofruar kreut të grupit...

“Do ishte më mirë të fliste privatisht”, vëllai i Rogertit reagon pas deklaratave të...

0
Xhulio, vëllai i banorit të “Big Brother VIP 5”, Rogerti, ka reaguar sot përmes një lidhjeje direkte me emisionin “Shqipëria Live” lidhur me deklaratat...

Trump: “Nuk na nevojiten aleatët e NATO-s kundër Iranit”

0
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në një deklaratë të publikuar në rrjetin social Truth Social, tha se nuk e çudit që shumica e vendeve anëtare...