10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Dosja e SPAK – Komunikimet mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit zbulojnë ndikimin ndaj deputetit të PD-së, Arbi Agalliu

Në dosjen e SPAK që lidhet me hetimet për tenderin e tunelit të Llogarasë, janë zbardhur edhe komunikime të reja telefonike mes zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi.
Mesazhet tregojnë përpjekje të Ballukut për të zbutur marrëdhëniet me deputetin e opozitës Arbi Agalliu (PD), i cili më herët e kishte akuzuar publikisht për lidhje me kompaninë turke që fitoi tenderin.

Akuzat e Agalliut në Kuvend (tetor 2021)

Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti i PD-së Arbi Agalliu kishte denoncuar publikisht lidhje të drejtpërdrejta mes ministrisë së Ballukut dhe kompanisë turke fituese të tenderit:

“Shoh në LinkedIn të CEO-s të kompanisë foto me kryeministrin dhe ministren katër muaj para shpalljes së fituesit.
Pyetja është: a keni takuar ndonjë drejtues tjetër të kompanive të tjera që kanë aplikuar?
A mos është kjo një kthim qoke, bashkë me dronët e spitalin ‘dhuratë’?”

Reagimi i Ballukut – përpjekje për “zbutje marrëdhëniesh”

Sipas dosjes së SPAK, tre muaj pas akuzave, në 27 janar 2022, Balluku i dërgon një mesazh Evis Berberit për të ndihmuar Agalliun, i cili kishte “një problem me tokat në Vlorë”:

27.01.2022
• Ora 18:50 – Belinda Balluku:
“Do të të marr për një takim Arbër Agalliu, dep i PD që ka nja dy pyetje për dy toka që ka në Vlorë, një tek bypass dhe një në hyrje të autostradës. Qëndrimi shumë i dashur, shumë i mirë se është djalë qytetar.”
• Ora 18:51 – Evis Berberi:
“Patjetër, e kemi patriot.”
• Ora 18:52 – Belinda Balluku:
“Por ne nuk kemi ç’të bëjmë, të marrë lejen e ndërtimit nga bashkia, atëherë shprehemi.”
• Ora 18:52 – Evis Berberi:
“Ok, ne japim mendim pasi ka marrë leje.”

Takimi i realizuar me ndërmjetësimin e Ballukut

31.01.2022
• Ora 19:19 – Arbi Agalliu i shkruan Evis Berberit:
“Evis, si je? Arbi Agalliu jam! Belinda ma dha numrin tënd. Kur të kesh mundësi, do doja të flisnim pak. Faleminderit.”
• Ora 19:20 – Evis Berberi:
“Mirëmbrëma, nesër në mëngjes.”
(Menjëherë pas kësaj, Berberi e telefonon Agalliun.)

01.02.2022
• Ora 08:35 – Arbi Agalliu:
“Miremëngjes! Unë për pak jam aty, jam në trafik poshtë digës.”
• Ora 08:35 – Evis Berberi:
“Pa problem.”

Në fund të komunikimeve, Berberi e njofton Ballukun se takimi është zhvilluar “sipas porosisë”.

Interpretimi i SPAK

Sipas hetuesve, këto komunikime tregojnë ndërhyrje të qartë të zëvendëskryeministres në favor të një deputeti opozitar, për ta afruar apo neutralizuar politikisht pas kritikave publike që ai kishte bërë për tenderin e Llogarasë.

Në dosje theksohet se Balluku, përmes Berberit, ka ndikuar në trajtimin e kërkesave të deputetit Agalliu, duke kërkuar që ndaj tij të mbahej “qëndrim i veçantë e i kujdesshëm”.

Në përfundim, SPAK e sheh këtë rast si pjesë të një modeli ndikimi politik dhe institucional që synonte të ruante interesa të përbashkëta në tendera dhe marrëdhënie me bizneset e huaja. Hetimet për këtë çështje vazhdojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...