10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Dr. Kristo Papa kandidon me Reform UK në Londër pasi nuk u pranua nga PS

Mjeku kardiolog Kristo Papa, i cili jeton dhe punon prej disa vitesh në Londër, u bë fillimisht pjesë e “Akademisë Politike të PS” me synimin për të kandiduar për deputet nga diaspora në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Megjithatë, ai nuk u përfshi në listën finale të kandidatëve të PS.

Ky zhvillim nuk e ndaloi Papën që të vazhdonte rrugën në politikë. Ai tani ka zgjedhur një rrugë të re, duke iu bashkuar partisë së ekstremit të djathtë britanik, Reform UK, të udhëhequr nga Nigel Farage, e njohur për retorikën e saj të ashpër anti-emigrantë.

Dr. Papa kandidon për këshilltar bashkiak në zonën High Barnet në veri të Londrës. Posteri zyrtar i partisë e prezanton atë me fjalët: “Votoni Reform UK, ne mund ta ndryshojmë Barnet”. Sipas deklaratës së degës lokale të Reform UK, Papa do të shërbejë si Anëtar i Kabinetit për Shëndetësi & Shërbime Sociale për të Rritur, duke sjellë përvojën e tij të gjerë mjekësore dhe lidershipin në përmirësimin e shërbimeve sociale dhe kujdesit ndaj pacientëve.

Partia thekson se vota për Reform UK nën drejtimin e Papës është një votë për “ekspertizë të vërtetë, ndryshim të vërtetë dhe lidership të vërtetë”, me synimin për të rivendosur një sistem të sigurt, efikas dhe të dhembshur për banorët e Barnet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...