14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Draft-statuti i Asociacionit për komunat në veri vin në Prishtinë nga 5 emisarët

Pesë emisarët e BE-së, që do takohen sot me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, sipas informacioneve do të sjellin draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të përgatitur nga ekipet e tyre. Ky draft-statut i Asociacionit mbështetet edhe në Pakon e Ahtisaarit që është edhe baza e Kushtetutës së Kosovës.

Që prej prezantimit të planit franko-gjerman, Perëndimi ka insituar që pala kosovare të dalë me një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që shihet si pjesa kyçe e marrëveshjes. Nga pala

Ideja që ndërmjetësi të sjellë në negociata draft-statutin është diskutuar nga shefi i diplomacisë së BE’së, Josep Borrell, në akademinë verore “Quo vadis Europa?”, në Santander të Spanjës nga data 21 deri më 25 gusht. Por, zhvillimet në Veri, ose më saktë sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, ka shtyrë gjithcka.

Në takimin e 14 shtatorit në Bruksel pala kosovare kishte hedhur poshtë planin e sekuencimin të propozuar nga ndërmjetësit që parashihte që zbatimi i Aneksit të Ohrit të fillonte me fillimin e hartimit të dokumenteve për themelimin e Asociacionit në këmbim të heqjes së fusnotës/asteriksin me të cilën prezantohet Kosova në disa forume rajonale.

Zyrtarisht, pritjet nga vizita e pesëshes në Kosovë dhe Serbi janë se ata do të vijnë me kërkesa specifike për palët duke kërkuar implementimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit pa vonesa e pa kushte.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...