17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Drejtësi për Martinin” – Babai i 14-vjeçarit të vrarë kërkon transparencë dhe mbështetje

Engjëll Cani, babai i Martinit, 14-vjeçarit të vrarë me thikë nga një bashkëmoshatar në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, kërkon drejtësi për të birin. Ai dhe bashkëshortja e tij po trajtohen me psikologë, ndërsa dhimbja në familje mbetet e pamatshme.

“Nuk kemi ende asnjë informacion nga drejtësia. Djali tjetër nuk e pranon humbjen dhe ende pyet se kur do të vijë Martini,” shprehet Cani.

Familja e Martinit ka hapur një llogari “GoFundMe”, e cila do të shërbejë për mbështetje, por edhe për krijimin e një fondacioni që ndihmon fëmijët me ëndrrën e Martinit – sportin. Motoja e iniciativës është “Ëndrra vazhdon”.

Nëpërmjet platformës www.martincani.al, qytetarët mund të kontribuojnë dhe të ndihmojnë familjen. “Kjo ngjarje nuk duhet të harrohet. Nuk është një aksident, por diçka që duhet të ngrejë të gjithë shqiptarët,” thekson Ardit Gavani, një nga iniciatorët e fushatës.

Engjëll Cani: Disa shqiptarë të Amerikës dhe Arditi kanë bërë një kontribut, kanë hapur një webside dhe nusja e vëllaut tim ka hapur një GoFund.

Blendi Fevziu: Përse do të shërbejë GoFund?

Ardit Gavani: Unë kam një kompani programimi që punoj me shqiptarë në Amerikë dhe jemi një grup që kemi menduar të ndihmojmë familjen dhe të ngremë një memorial online, e cila do të shërbejë dhe për fondacione në të ardhmen që nuk do të jetë vetëm për këtë kauzë, por edhe do të vazhdojë. Në mënyrë prioritare do të jetë për kauzën “Drejtësi për Martinin”, por do të vazhdojë dhe për të rinjtë që kanë ëndrrën që Martini kishte, pra ëndrrën e futbollit, ëndrrën e sportit… Motoja është “ëndrra vazhdon”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...