23.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Drejton mjetin pa leje drejtimi dhe në gjëndje të dehur, vihet në pranga 38-vjeçari

Një 38-vjeçar i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka përfunduar në prangat e Policisë së Lezhës.

Gjithashtu, procedohen penalisht dy shtetas për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Njoftimi i policisë

Drejton mjetin pa leje drejtimi dhe në gjëndje të dehur, vihet në pranga 38-vjeçari.

Gjithashtu, procedohen penalisht dy shtetas për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.H., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur nga sherbimet e Policisë, në aksin rrugor Milot-Rrëshen duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe në gjëndje të dehur në masën 1.11 mg/l.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin E.M., banues në Ishull, Lezhë.

Shërbimet e Policisë, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se ky shtetas lëvizte me armë zjarri me vete, në Ishull Lezhë, kanë ushtruar kontroll ndaj tij. Gjatë kontrollit të ushtruar kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë imituese, e cila u sekuestrua nga shërbimet e Policisë.

Specialistët e Seksionit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë, kanë proçeduar penalisht shtetasin S.K., banues në Ishull, Shëngjin, pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT